Ndërlidhjet

Gjenevë: Dita e tretë e bisedimeve për programin atomik iranian


John Kerry (majtas) dhe Catherine Ashton në Gjenevë, para takimit me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif
John Kerry (majtas) dhe Catherine Ashton në Gjenevë, para takimit me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif
Bisedimet për zbutjen e shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me programin atomik iranian, që po mbahen në Gjenevë të Zvicrës, sot kanë hyrë në ditën e tretë.

Në këto bisedime marrin pjesë përfaqësues të Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Kina dhe Gjermania.

Dje, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, iu bashkua bisedimeve, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes.

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, tha se takimi me sekretarin Kerry dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ishte produktiv, por megjithatë, mbetet shumë punë për tu bërë.

Pritet që gjatë ditës së sotme në bisedime do të përfshihet edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Raportohet se gjashtë fuqitë botërore janë të gatshme për zbutjen e disa sanksioneve ndaj Iranit, nëse ky vend ndërmerr hapa të qartë për ta ndalur avancimin e programit bërthamor.

Shtetet perëndimore kanë dyshime serioze se Irani po zhvillon armatim atomik, por Teherani i refuzon këto dyshime, duke thënë se zhvillon program atomik për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG