Ndërlidhjet

OKB: Vaksinim për 20 milionë fëmijë


Ilustrim i vaksinimit kundër poliomielitit
Ilustrim i vaksinimit kundër poliomielitit
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë shpallur se më se 20 milionë fëmijë në Siri dhe vendet fqinje, do të vaksinohen kundër poliomielitit, në kuadër të përpjekjeve për ta ndalur përhapjen e kësaj sëmundjeje tejet të rrezikshme ngjitëse, pasi ajo është paraqitur pas 14 vitesh.

Organizata Borëtore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi për fëmijë i OKB-së, kanë shpallur mbrëmë se vaksinimi kundër poliomielitit, që me të shpejtë mund të përhapet në mesin e fëmijëve, tashmë ka filluar në Lindjen e Mesme, një javë pasi në gjithë rajonin është shpallur gjendje emergjente lidhur me këtë sëmundje.

OBSH-ja ka konfirmuar 10 raste të poliomielitit në pjesën verilindore të Sirisë, ku lufta civile po zgjatë për më tepër se dy vjet.

Sëmundja përhapet me anë të ushqimit dhe ujit të kontaminuar.
XS
SM
MD
LG