Ndërlidhjet

Serbi: Nuk ka kushte të reja, por duhet të zbatohet Marrëveshja


Branko Ruzhiq

Branko Ruzhiq

Ministri në qeverinë e Serbisë i angazhuar për integrimet evropiane, Branko Ruzhiq, ka deklaruar se Serbia dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë qëllim të përbashkët – integrimin e Serbisë në BE – por në këtë rrugë duhet të zbatohet Marrëveshja me Kosovën, e arritur në Bruksel.

Pas kthimit nga Londra dhe Berlini, ai theksoi se është vlerësuar pozitivisht thirrja e qeverisë së Serbisë, që serbët në Kosovë të dalin në zgjedhjet lokale dhe ka apeluar që të votojnë edhe në zgjedhjet e përsëritura.

Zoti Ruzhiq, sot në një paraqitje në Televizionin e Serbisë, ka theksuar se nuk ka kushte të reja për integrimin e Serbisë në BE, por ekzistojnë gjëra për të cilat Serbia është obliguar, siç është implementimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe kjo duhet të kryhet.
XS
SM
MD
LG