Ndërlidhjet

Rusi: Kërcënime kryesore – terrorizmi dhe zgjerimi i NATO-s


Sergei Shoigu gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel më 23 tetor
Sergei Shoigu gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel më 23 tetor
Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, thotë se kërcënime kryesore për Rusinë janë terrorizmi ndërkombëtar, jostabiliteti që mund të paraqitet gjatë tërheqjes së forcave luftarake nga Afgfanistani në fund të vitit 2014, dhe zgjerimi i NATO-s.

Këto komente ai i ka bërë gjatë intervistës për televizionin Rossiya 1, që është transmetuar sot.

Shoigu tha se Moska beson se zgjerimi i NATO-s “në drejtim të kufijve” të Rusisë është “absolutisht i pabazë”.

Për këtë arsye ai theksoi se këtë “po e përsërisim, por zgjerimi po vazhdon”.
XS
SM
MD
LG