Ndërlidhjet

Yanukovich: Vizitë befasuese në Rusi


Putin dhe Yanukovich (djathtas) gjatë një takimi të mëparshëm
Putin dhe Yanukovich (djathtas) gjatë një takimi të mëparshëm
Për të tretën herë në më pak se dy javë, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, po e viziton Rusinë, për të zhvilluar bisedime me presidentin Vladimir Putin.

Në faqen e presidencës së Ukraniës në Internet raportohet se sot Yanukovich do të jetë në Moskë për të diskutuar për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike, para mbajtjes së takimit “për partneritetin lindor, në Vilnius në fund të nëntorit”.

Ukraina mund ta nënshkruaj Marrëveshjen për Asocim me Bashkimin Evropian në samitin e përmendur, lëvizje të cilin Rusia e kundërshton fuqishëm.

Rusia synon që Ukraina t’i bashkohet Unionit Doganor Euroazi, që udhëhiqet nga Rusia.

Yanukovich dhe Putin janë takuar edhe më 25 tetor në Minsk të Bjellorusisë, gjatë një samiti të liderëve të vendeve, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ata ishin takuar përsëri më 27 tetor në Soçi të Rusisë.
XS
SM
MD
LG