Ndërlidhjet

Filipine: Qindra të vrarë dhe mijëra të evakuuar nga tajfuni


Pamje e valëve të fuqishme të shkaktuara nga tajfuni Haiyan në Filipine
Pamje e valëve të fuqishme të shkaktuara nga tajfuni Haiyan në Filipine
Një nga stuhitë më të fuqishme në histori ka kaluar nëpër Filipine duke vrarë qindra njerëz.

Zyrtari humanitar i Kombeve të Bashkuara, Sebastian Rhodes Stampa, tha sot se tajfuni Haiyan, që i ka goditur ishujt Leyte dhe Samar ditën e premte, ka shkaktuar shkatërrime të ngjashme me cunamin, që e kishte goditur Oqeanin Indian në vitin 2004.

Janë matur erëra me shpejtësi prej 315 kilometrash në orë, ndërsa valët e ujit ishin më të mëdha se 3 metra.

“Ky është shkatërrim në shkallë masive”, tha Stampa, që është shef i ekipit të OKB-së për vlerësimin e shkatërrimeve.

Zyrtarët kanë konfirmuar vdekjen e 138 njerëzve, por mund të ndodhë që që ky numër të rritet.

Kryqi i Kuq tha se më se 1200 njerëz janë vrarë.

Më se 800 mijë njerëz janë evakuuar dhe dërguar në strehimoret emergjente.

Tash tajfuni Haiyan është drejtuar kah Vietnami, ku pritet të shkarkohet të dielën, por me më pak forcë se sa kur kishte goditur Filipinet.
XS
SM
MD
LG