Ndërlidhjet

Iran: Është hapur një kapacitet i ri për prodhime antiraketore


Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Teheran në Iran

Pamje nga një pjesë e kryeqytetit Teheran në Iran

Ministri i mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehqan, e ka përuruar një kapacitet të ri për prodhimin e sistemit më të ri antiraketor në këtë vend.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars e ka cituar ministrin Dehqan, që ka thënë se sistemi, i quajtur Sayyad 2, është i nevojshëm për ta kundërshtuar ndonjë sulm të mundshëm ajror kundër Iranit.

Dehqan ka thënë se sistemi është i aftë për të shkatërruar “lloje të ndryshme të raketave, të bombarduesve, të aeroplanëve pa ekuipazh dhe të helikopterëve”.

Por, ai nuk e ka specifikuar rreze-veprimin e sistemit, që së pari ishte testuar në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG