Ndërlidhjet

logo-print

Astronautët rusë e bartën Flakadanin Olimpik në Kozmos


Astronautët me Flakadanin Olimpik pak para lansimit për në Gjithësi me anijen kozmike ruse Soyuz

Astronautët me Flakadanin Olimpik pak para lansimit për në Gjithësi me anijen kozmike ruse Soyuz

Dy astronautë rusë e kanë bartur Flakadanin Olimpik nëpër gjithësi. Diçka e tillë ka ndodhur për të parën herë.

Pamjet në Televizionin shtetëror rus e tregonin astronautin Oleg Kotov, duke e bartur flakadanin e fikur në dorën e tij të djathtë, derisa kolegu i tij, Sergei Rayzansky, e xhironte këtë zhvillim historik duke përdorë një kamerë me teknikë të lartë.

Flakadani u bartë me sondën Soyuz dhe ekuipazhin prej tre njerëzve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ditën e enjte, pasi ishin lansuar nga baza në Bajkonur të Kazakistanit.

Për shkaqe të sigurisë, Flakadani nuk është ndezur derisa gjendej në gjithësi.

Flakadani Olimpik pritet të kthehet në Tokë, ditën e hënë, për ta vazhduar marshin e gjatë 65 mijë kilometra, që përfundon me fillimin e Olimpiadës Dimërore, më 7 shkurt 2014, në Soçi të Rusisë.
XS
SM
MD
LG