Ndërlidhjet

Iran: Mbesin dallimet për programin atomik


Pamje nga takimi në të cilin morën pjesë Catherine Ashton(në ballë të tryezës), John Kerry (majtas) dhe Javad Zarif
Pamje nga takimi në të cilin morën pjesë Catherine Ashton(në ballë të tryezës), John Kerry (majtas) dhe Javad Zarif
Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, thotë se nuk është arritur marrëveshje me fuqitë botërore, lidhur me programin e kontestuar atomik të Iranit.

Ministri Zarif tha sot se dallimet ndërmjet të dy palëve mbeten.

“Ne kemi arritur një marrëveshje për disa çështje, por në të tjerat ende ka mospajtime”, tha Zarif, transmeton agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Komentet e Zarifit u bënë pas një optimizmi fillestar të ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Britanisë, Rusisë dhe Kinës, që arritën në Gjenevë, ku po mbahen bisedimet për programin atomik Iranian, për ta shfrytëzuar momentin.

Bisedimet filluan ditën e enjte.

Sipas ministrit të jashtëm të Iranit, ka pak gjasë që negociatat të vazhdojnë edhe nesër.
XS
SM
MD
LG