Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Opozita diskuton për pjesëmarrje apo jo në bisedimet paqësore


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Siri

Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Siri

Opozita siriane është tubuar sot në Stamboll të Turqisë për të vendosur se a do të jetë pjesëmarrëse në bisedimet ndërkombëtare për paqe.

Koalicioni Kombëtar i Sirisë opozitar pritet të debatoj dy ditë lidhur me këtë çështje.

Konferenca e paqes e propozuar që të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, synon përfundimin e Luftës Civile në Siri, e cila po zgjatë për më tepër se dy vjet, duke e krijuar një trupë qeveritare tranzicionale.

Një ditë para takimit në Stamboll, i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Robert Ford, është takuar me udhëheqjen e lartë të koalicionit, në përpjekje për ta bindur atë që t’i miratoj bisedimet paqësore.

Por, pjesëtarë të opozitës siriane thonë se janë shumë të rezervuar për të dhënë vetëm përkushtime pa ndonjë bazë.

Shumë persona nga opozita e kundërshtojnë pjesëmarrjen, nëse regjimi i presidentit Bashar al-Assad, do të jetë i pranishëm në bisedime.

Një propozim-tekst, që do të paraqitet për votim në tubimin e opozitës siriane, thotë se Assadi “nuk mund të ketë kurrfarë roli në periudhën tranzicionale ose pas saj”.
XS
SM
MD
LG