Ndërlidhjet

Moskë: Takim ruso – holandez lidhur me tensionet e fundit


Nga një takim i mëprashëm ndërmjet ministrave të jashtëm Lavrov (majtas) dhe Timmermans

Nga një takim i mëprashëm ndërmjet ministrave të jashtëm Lavrov (majtas) dhe Timmermans

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe kolegu i tij holandez, Frans Timmermans, kanë biseduar sot në Moskë lidhur me tensionet për shkak të arrestimit të aktivistëve të organizatës Greenpeace në Rusi.

Të premten, Rusia e ka kritikuar Holandën duke e akuzuar për “mosveprim” për parandalimin e protestës së aktivistëve të organizatës Greenpeace, më 18 shtator, në një platformë nafte në Arktikun rus, me ç’rast janë arrestuar 30 aktivistë.

Ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se Holanda ishte fajtore pasi akullthyesi Greenpeace ishte i regjistruar në Amsterdam.

Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në një dëgjim në Tribunalin Ndërkombëtar për të Drejtën Detare, në të cilin Holanda po kërkon lirimin e 28 aktivistëve të organizatës Greenpeace dhe dy gazetarë nga paraburgimi në Rusi.

Ekuipazhi prej 30 vetësh dhe aktivistët po mbahen në Rusi, prej se roja kufitare e këtij vendi me forcë ka depërtuar në akullthyes pas protestës.
XS
SM
MD
LG