Ndërlidhjet

Filipine: Nga tajfuni - afro 10 mijë njerëz të vdekur


Gjatë tajfunit në Filipine valët e ujit e kanë arritur lartësinë deri në 6 metra
Gjatë tajfunit në Filipine valët e ujit e kanë arritur lartësinë deri në 6 metra
Zyrtarët në Filipine kanë tërhequr vërejtjen se numri i të vdekurve, vetëm në rajonin e goditur nga tajfuni Haiyan, mund të arrijë në 10 mijë njerëz.

Zyrtari i lartë policor, Elmer Soria, ka thënë se ka vlerësime që sugjerojnë se afro 10 mijë njerëz kanë vdekur në provincën qendrore Leyte, kryesisht nga rritja e nivelit të ujit dhe ndërtesat e shkatërruara.

Të dhënat ende nuk janë konfirmuar nga qeveria e Filipineve.

Zyrtarët thanë se në ishullin e afërt, Samar, është konfirmuar vdekja e 300 njerëzve. Në këtë ishull afro 2 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Tajfuni, njëra nga stuhitë më të fuqishme që ndonjëherë është regjistruar, ka shkatërruar çdo gjë derisa ka kaluar në gjashtë ishuj qendror të Filipineve, ditën e premte, me ç’rast era kishte arritur shpjetësinë afro 275 kilometra në orë, ndërsa valët e ujit ishin të larta 5-6 metra.
XS
SM
MD
LG