Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ambasadori amerikan i përgënjeshtron raportet për dorëheqje


Michael McFaul

Michael McFaul

Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, i ka përgënjeshtruar raportet se planifikon të paraqes dorëheqje nga posti i tij.

Në një përgjigjje në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, ambasadori McFaul, nëpërmjet rrjetit Twitter, tha se ai “mbetet aty ku është” në Moskë.

Kohëve të fundit ka pasur raporte që kanë krijuar spekulime se ambasadori po e shqyrton mundësinë e tërheqjes nga posti i tij dhe synon të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Michael McFaul ishte nominuar nga presidenti Barack Obama dhe konfirmuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara për ambasador në Moskë, në dhjetor të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG