Ndërlidhjet

Miss Universe: Fituese - moderatorja televizive nga Venezuela


Gabriela Isler

Gabriela Isler

Gabriela Isler, 25 vjeçare nga Venezuela, e ka fituar titullin e bukuroshes në garën Miss Universe, e cila këtë vit u mbajt në Moskë të Rusisë.

Ajo punon si moderatore në Televizionin e Venezuelës.

Gabriela Isler është zgjedhur më e bukura mbrëmë vonë nga juria, në të cilën ishte edhe këngëtari i njohur i rok-grupit Aerosmith, Steven Tyler.

Kështu, Venezuela për të tretën herë, në gjashtë vitet e fundit, e ka fituar këtë garë prestigjioze.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nëpërmjet rrjetit Twitter, e ka përshëndetur fitoren e 25 vjeçares si “triumf për Venezuelën”.

Në garën e sivjemë Miss Universe morën pjesë 86 përfaqësuese nga e gjithë bota.

Manifestimi i sivjemë për të parën herë në 61 vitet e deritashme, është mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Gara Miss Universe organizohet nga manjati amerikan, Donald Trump.
XS
SM
MD
LG