Ndërlidhjet

Japoni: Tërmet 5.5 shkallësh, nuk ka viktima në njerëz


Ilustrim

Ilustrim

Një tërmet me intensitet preliminar 5.5 shkallë e ka tronditur pjesën lindore të Japonisë, përfshirë kryeqytetin Tokio.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima në njerëz apo dëme materiale, nga dridhja e sotme e tokës, ndërsa zyrtarët thanë se nuk ka indikacione se është shkaktuar cunami.

Zyrtarët, poashtu, thanë se duket se tërmeti nuk ka pasur ndonjë ndikim në kapacitetet atomike.

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën jugperëndimore Ibaraki, afër Tokios.
XS
SM
MD
LG