Ndërlidhjet

A. Saudite: Në përleshjet e migrantëve me policinë – dy të vrarë


Pamje nga Riadi

Pamje nga Riadi

Dy njerëz janë vrarë në përleshjet në Arabinë Saudite. Agjencia zyrtare e lajmeve e këtij vendi, SPA, ka raportuar sot se mbrëmë vonë, nga përleshjet e punëtorëve të jashtëm dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, në kryeqytetin Riad, është vrarë një shtetas sudit dhe një punëtor i paidentifikuar. Poashtu, janë plagosur 68 të tjerë.

Policia ka arrestuar më se 560 pjesëmarrës në trazira, të cilët ishin barrikaduar në lagjen e varfër Manfuhah të Riadit, të shtunën në mbrëmje.

Policia i akuzon ata për gjuajte me gurë dhe për kërcënime me thika, që u kanë bërë njerëzve.

Zëdhënësi i policisë në Riad, Nasser al-Qahtani, tha se pjesëmarrësit në trazira kryesisht ishin punëtorë të jashtëm, që ballafaqohen me dëbim, pasi Arabia Saudite, javën e kaluar, e ka filluar goditjen kundër punëtorëve të jashtëm.

Kjo goditje u bë pas amnistisë finale për dhjetëra mijëra punëtorë të jashtëm, për ta formalizuar statusin e tyre, e cila ka skaduar në fillim të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG