Ndërlidhjet

Hague: Marrëveshja me Iranin – në tryezë të bisedimeve


William Hague

William Hague

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, thotë se marrëveshja ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit për ndaljen e programit atomik iranian, është afër.

Në intervistën për rrjetin BBC, Hague tha sot se është me rëndësi që të shfrytëzohet momenti, pasi “marrëveshja është në tryezë dhe mund të kryhet”.

Sipas tij, ka gjasë të mira për arritjen e marrëveshjes, gjatë disa javëve të ardhshme, por pritet të zhvillohen negociata “tmerrësisht të vështira”.

Këto komente zoti Hague i bëri pasi në Gjenevë përfunduan bisedimet ndërkombëtare triditëshe për programin e kontestuar atomik iranian, pa arritjen e marrëveshjes finale.
XS
SM
MD
LG