Ndërlidhjet

Jemen: Militantët e al-Kaidës paraqiten në gjykatë


Pamje nga një sulm i mëparshëm i miliatntëve në Jemen
Pamje nga një sulm i mëparshëm i miliatntëve në Jemen
Gjashtë militantë të dyshuar të al-Kaidës sot janë paraqitur në një gjykatë në Jemen, lidhur me akuza për përpjekje për varsjen e presidentit, Abd Rabu Mansour Hadi.

Agjencia zyrtare e lajmeve e këtij vendi, Saba, raportoi se prokurorët kanë thënë se të akuzuarit e kishin vendosur një pajisje shpërthyese në një rrugë në kryeqytetin Sana, që gjendet ndërmjet shtëpisë së presidentit Hadi dhe pallatit presidencial.

Të gjashtë personat e dyshuar janë në mesin e nëntë personave që akuzohen për komplot për t’i sulmuar oficerët e ushtrisë dhe të sigurisë dhe për t’i rrëmbyer personat e jashtëm.

Al-Kaida në Gadishullin Arabik shihet si njëra nga degët më të rrezikshme të rrjetit al-Kaida.

Kjo degë ishte fajësuar për shumë vrasje dhe sulme me bomba në gjithë Jemenin, prej se forcat e sigurisë i kishin detyruar militantët të tërhiqen nga qytetet jugore, që i kishin okupuar në mes të vitit 2011 dhe në mes të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG