Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Kryeministri e bojkoton samitin në Sri-Lankë


Manmohan Singh

Manmohan Singh

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, nuk do të jetë pjesëmarrës i takimit të liderëve të Komonuelthit në kryeqytetin Kolombo të Sri-Lankës, për shkak se ky vend ka dështuar t’i shqyrtoj akuzat për krime të luftës kundër pakicës tamile.

Zyrtarë të Indisë thanë sot se vendimi formal për mospjesëmarrje do të shpallet nesër.

Kështu kryeministri Singh u bë zyrtari i dytë i lartë që e bojkoton këtë takim, pas kryeministrit të Kandasë, Stephen Harper.

Takimi i liderëve të 53 vendeve mbahet prej 15 e deri më 17 nëntor në Kolombo.

Komonuelthi është një asociacion i dobët i ish kolonive britanike.

Sri-Lanka është akuzuar për abuzime të mëdha gjatë muajve të fundit të operacioneve ushtarake për ta shkatërruar kryengritjen separatiste 25 vjeçare të tamilëve në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG