Ndërlidhjet

BE: Sateliti do të rrëzohet në hapësirë pa njerëz


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia Evropiane e Gjithësisë thotë se njëri nga satelitët e saj kërkimor, që ka mbetur pa karburant, me gjasë do të përplaset në oqean ose në rajonet polare të Tokës, të dielën në mbrëmje ose të hënën herët në mëngjes.

Agjencia ka njoftuar sot se sateliti në masë të madhe do të shkatërrohet derisa bie poshtë dhe “vetëm disa pjesë, që mund të jenë më së shumti 90 kilogramëshe”, mund të përplasen në sipërfaqen e Tokës.

Ekspertët thonë se në mënyrë statistikore, rreziku për njerëz është i vogël.

Sateliti i quajtur The Gravity Ocean Cirkulation Explorer (GOCE) është anije kozmike e orbitës së ulët, që është lansuar në vitin 2009, për t’i monitoruar variacionet e gravitetit dhe nivelet e detit.

Më 21 tetor mbeti pa karburant, pasi misioni kishte zgjatur dy herë më tepër se sa ishte planifikuar.
XS
SM
MD
LG