Ndërlidhjet

logo-print

Kreu i OKB-së për çështjet nukleare viziton sot Iranin


Yukiya Amano, Drejtor gjeneral i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore

Yukiya Amano, Drejtor gjeneral i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore

Kreu i agjencisë së OKB-së për çështjet bërthamore do ta vizitojë Iranin, në kuadër të një misioni verifikues rreth dyshimeve se Republika Islamike po punon në drejtim të ndërtimit të një arme bërthamore.

Vizita e shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano, vjen pasi Irani përfundoi tri ditë bisedime me fuqitë botërore në Gjenevë, të cilat nuk sollen marrëveshje.

Bisedime shtesë pritet të zhvillohet me 20 nëntor.

Amano ka thënë se shpreson që vizita e tij e së hënës në Teheran të sjellë rezultate konkrete.

Irani mohon dyshimet perëndimore se programi i saj i pasurimit të uraniumit po bëhet me qëllim të prodhimit të armëve nukleare.
XS
SM
MD
LG