Ndërlidhjet

Kthehet në Tokë pishtari olimpik


Pamje nga nisja e pishtarit për në hapësirë, 7 nëntor
Pamje nga nisja e pishtarit për në hapësirë, 7 nëntor
Një ekip ndërkombëtar është kthyer nga hapësira bashkë me pishtarin olimpik, i cili do të përdoret për të ndezur flakën e Lojërave Olimpike Dimërore, Soçi 2014.

Një anije kozmike e tipit Soyuz, e cila po bartte kosmonautin rus Fyodor Yurchikhin, atë amerikan Karen Nyberf, dhe atë italian Luca Parmitano, ka arritur në bazën në Kazakistan rreth orës katër të mëgjesit, sipas orës lokale në Kosovë.

Treshja e astronautëve kanë kaluar 166 ditë në Qëndrën Ndërkombëtare Hapësinore.

Pishtari oplimpik arriti në stacion të enjten.

Dy kozmonautë rusë e dërguan pishtarin deri në hapësirë, në gjendje të pandezur, gjatë një ekspedite që u cilësua si historike.

Pritet që pishtari të përdoret për të ndezur flakën më 7 shkurt, kur edhe nisin Lojërat Olimpike Dimërore 2014.
XS
SM
MD
LG