Ndërlidhjet

Pakistan: Shkollat private ndalojnë librin e Malalas


Kopertina e librit, "Unë jam Malala"
Kopertina e librit, "Unë jam Malala"
Autoritetet pakistaneze të shkollave private kanë ndaluar librin e e Malala Yousafzai, aktivistes për edukimin e vajzave, e cila u lëndua rënd pas një sulmi nga talibanët në vitin 2012.

Kashif Mirza, shef i “Federatës së Shkollave Private Pakistaneze”, është cituar të ketë thënë se libri “Unë jam Malala”, ka përmbajtje direkte antiislame dhe antitalibaneze.

Dhjetra mijëra shkolla private nuk do të lejohet ta kenë librin, si rrjedhojë e ndalesës.

Shkollat private në Pakistan thonë se Malala po përdoret nga perëndimi për interest të këtij të fundit.

Ato thonë se libri nuk tregon respektin e duhur për profetin Muhamed dhe se përmban fjalë pozitive për novelistin Selman Rushdie, i cili ishte akuzuar për blasfemi, për librin e tij “Vargjet satanike”.
XS
SM
MD
LG