Ndërlidhjet

Arabi Saudite: Mijëra migrantë kërkojnë riatdhesim


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra punonjës, shumica prej tyre afrikanë, janë mbledhur në Riad të Arabisë Saudite, ditën e diel, duke kërkuar riatdhesim, pas përleshjeve që lanë dy të vdekur dhe 68 të lënduar.

Kërkesa për riatdhesim erdhi pasi mijëra punonjës migrantë, të cilët e kishin barrikaduar veten brenda shtëpive të distriktit Manfuha, u vetëdorëzuan para policisë, me qëllim të t’i jepnin fund përleshjeve.

Përleshjet erdhën katër ditë pasi një burrë nga Etiopia u vra në të njejtin distrikt, gjatë një operacioni kërkimi për migrantët, të cilët nuk posedonin dokumentacionin e duhur për qëndrim në Arabinë Saudite.

Autoritetet saudite nisën të hënën një operacion të tillë në shkallë kombëtare, pas një amnistie shtatë mujore për punonjësit migrantë, të cilëve iu kishin skaduar lejet e punës ose nuk ndodheshin në mardhënie zyrtare pune.
XS
SM
MD
LG