Ndërlidhjet

logo-print

Nisin sot bisedimet e reja globale për ndryshimet klimatike


Ilustrim

Ilustrim

Delegacione nga qeveritë e gjithë botës do të marrin pjesë në bisedimet që nisin sot në Poloni, në përpjekjet për të arritur një pakt global që adreson çështjen e ndryshimeve klimatike.

Negociatorët do të përpiqen të pajtohen në disa parime, të cilat do të përfshiheshin në një marrëveshje të re globale, për limitet e emetimit të gazërave.

Duke pasur para sysh dështimet e bisedimeve të kaluara, negociatorët nuk presin që ndonjë marrëveshje eventuale të arrihet para vitit 2015.

Për mëse dy dekada, bisedimet rreth ndryshimeve klimatike, janë karakterizuar nga mospajtime të thella mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura, rreth arritjes së një pajtimi për mënyrën e ngadalësimit të ngrohjes globale.
XS
SM
MD
LG