Ndërlidhjet

Rusi: Zhvendosen në vend të panjohur aktivistët e Greenpeace


Arkiv/Protestë në përkrahje të Greenpeace, Moskë
Arkiv/Protestë në përkrahje të Greenpeace, Moskë
Tridhjetë aktivistët e grupit Greenpeace, të kapur nga autoritetet ruse në shtator, janë transferuar nga qyteti Murmansk në një lokacion të panjohur.

Greenpeace thotë se beson që aktivistët janë transferuar me tren.

Në një komunikatë, grupi Greenpeace ka njoftuar se kur avokatët e të arrestuarve kërkuan t’i vizitonin ata në Murmansk, autoritetet iu thanë se të arrestuarit ishin zhvendosur diku tjetër.

Grupi ambientalist thotë se nuk e di pse dhe për ku janë zhvendosur akvistët e saj të arrestuar, por thotë se një nga lokacionet e përmendura është Shën Petersburgu.

Aktivistët e Greenpeace u kapën nga rojet bregdetare ruse derisa disa nga ta provuan të çanin në një platformë nafte të Gazpromit, dhe akuzohen për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG