Ndërlidhjet

Zarif: Tensionet sektare, rrezik global


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif

Në një intervistë për BBC-në, Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif ka thënë se tensionet sektare mes sunive dhe shiitëve, paraqesin rrezikun më të madh për sigurinë botërore.

Ai ka përmendur Sirinë, Irakun dhe Pakistanin, si vende në të cilat dhuna sektare është në rritje.

Tuje, ministri Zarif iu ka bërë thirrje fuqive botërore që të bëhen bashkë për t’i dhënë një zgjidhje rastit të Sirisë.

Irani mbështet presidentin Bashar al-Assad, një shiit, ndërsa vendet e Gjirit Arab dhe Turqia, kryesisht suni, mbështesin grupet rebele.

Ndarja sektare mes sunive dhe shiitëve ka ekzistuar prej mëse njëmijë vjetësh.

Tensionet mes këtyre dy grupeve u rritën në kohën e luftës në Irak, në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG