Ndërlidhjet

Arrestohet për bartje të bluzës me slogan kundër Lukashenkas


Yury Rubtsou, i arrestuari i parë për bartje të bluzës me slogan kundër Lukashenkas

Yury Rubtsou, i arrestuari i parë për bartje të bluzës me slogan kundër Lukashenkas

Një tjetër burrë po përballet me gjykatën në Bjellorusi, për shkak se barti një bluzë që përmbante një slogan kundër presidentit Lukashenka.

Leanid Smouzh, u arrestua sot në Minsk sepse kishte veshur bluzën, në të cilën shkruhej “Për Bjellorusinë, pa Lukashënkën!”.

Smouzh i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk përfaqson ndonjë subjekt politik.

Ky është rasti i dytë i arrestimit, për shkak të bartjes së bluzës me slogan kundër presidentit Lukashenka.

Lukashenka, i cili drejton shtetin bjellorus që nga viti 1994, është kritikuar shpesh nga grupet e të drejtave të njeriut për qeverisjen e tij.
XS
SM
MD
LG