Ndërlidhjet

Putin e Nazarbaev diskutojnë mardhëniet bilaterale


Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) dhe Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev (djathtas)
Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) dhe Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev (djathtas)
Presidenti rus Putin dhe ai kazak Nazarbaev, do të takohen sot në Rusi, për të nënshkruar një marrëveshje që definon mardhëniet mes të dyja shteteve.

Ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, tha se dy liderët do të takohen në kuadër të një konference vjetore, dhe se do ta shfrytëzojnë rastin për të nënshkruar një marrëveshje për mardhëniet fqinjësore dhe aleancën e tyre për shekullin 21.

Ushakov, nuk ka specifikuar mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

Putin dhe Nazarbaev pritet të diskutojnë një mori çështjesh, përfshirë Unionin Doganor, të udhëhequr nga Rusia.
XS
SM
MD
LG