Ndërlidhjet

Kerry shpreson në një zgjidhje për Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë sot se shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund dilemave mbi programin bërthamor të Iranit.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë diskutuar gjatë ditëve të kaluara në Gjenevë, në përpjekjet për të arritur konsensus.

Duke folur nga Abu Dabu, Kerry iu tha reporterëve se fuqitë botërore kishin konsensus sa i përket një zgjidhjeje për Iranin, por se ky i fundit nuk ishte në gjendje ta pranonte marrëveshjen “në atë moment specifik”.

Kerry tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në “garë” për të arritur marrëveshjen, dhe shtoi se ajo do të jetë në të mirë të aleatit të SHBA-së, Izraelit.

Bisedime të reja mes palëve janë caktuar për 20 nëntor.
XS
SM
MD
LG