Ndërlidhjet

Hapen bisedimet globale për ndryshimet klimatike


Ilustrim
Ilustrim
Delegacionet nga mbarë bota kanë hapur bisedimet e reja rreth ndryshime klimatike, në Varshavë të Polonisë.

Konferenca e cila mbahet nën umbrellën e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, synon të arrijë një pajtim të ri mes shteteve për përcaktimin e normave rreth emetimit të gazërave, që shkaktojnë ngrohjen globale dhe ndryshimet në klimë.

Duke iu referuar dështimeve të vazhdueshme të viteve të kaluara, nuk ka shpresë që një marrëveshje eventuale të arrihet para vitit 2015.

Debati për ndryshimet klimatike ka dy dekada që zhvillohet rreth përçarjeve mes shteteve të varfëra dhe atyre të pasura.
XS
SM
MD
LG