Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: U vra financieri i grupit militant Haqqani


Pjesëtarë të grupit militant Haqqani

Pjesëtarë të grupit militant Haqqani

Shefi financiar i grupit militant Haqqani, që është i lidhur me Talibanët, Nasiruddin Haqqani, është vrarë nga persona të armatosur e të panjohur në kryeqytetin Islamabad në Pakistan.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Nasiruddin Haqqani, i biri i Jalaludin Haqqanit, që është themelues i grupit, është vrarë dje në Islamabad, derisa udhëtonte me veturë.

Në qershor të vitit 2010, Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë personin Nasiruddin Haqqani dhe dy afganë të tjerë, në listën e “terroristëve globalë të emëruar në mënyrë specifike”.

Uashingtoni, poashtu, e konsideron grupin Haqqani si organizatë terroriste, duke e fajësuar për një numër të sulmeve të profilit të lartë në Afganistan.

Aktualisht, grupin Haqqani e udhëheq Sirajuddin Haqqani, i vëllai i Nasiruddinit.
XS
SM
MD
LG