Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Përgënjeshtrohen mospajtimet për Iranin


John Kerry gjatë konferencës për gazetarë sot në Abu Dabi

John Kerry gjatë konferencës për gazetarë sot në Abu Dabi

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka përgënjeshtruar pohimet se mospajtimet në mesin e fuqive botërore e kanë shmangur marrëveshjen atomike me Iranin, gjatë fundjavës së kaluar në Gjenevë.

Duke u shprehur për raportet se rezervat e Francës e kanë fundosur marrëveshjen, Kerry u tha sot reporterëve në Abu Dabi se “ka pasur unitet”, por Irani nuk e pranoi ofertën.

“Ka ekzistuar uniteti, por Irani nuk e pranoi atë. Në atë moment të veçant ata nuk ishin në gjendje ta pranojnë atë marrëveshje të veçant”, tha John Kerry.

Ai mëtutje ka theksuar se kishte shpresuar se marrëveshja do të mund të kompletohej brenda disa muajsh, dhe se ishte i bindur se një marrëveshje e tillë do ta mbronte aleatin amerikan, Izraelin.

Bisedimet ndërkombëtare triditëshe të fundjavës së kaluar në Gjenevë, për programin e kontestuar atomik të Iranit, përfunduan pa marrëveshje.

Rundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet më 20 nëntor.
XS
SM
MD
LG