Ndërlidhjet

Daçiq: BE-së dhe Prishtinës nuk u konvenon kryetari shqiptar


Ivica Daçiq (majtas) gjatë një takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Cahterine Ashton
Ivica Daçiq (majtas) gjatë një takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Cahterine Ashton
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar sot se as Brukselit e as Prishtinës, nuk u konvenon që shqiptari të bëhet kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, sepse kjo mund të sjellë incidente.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria e Serbisë ua kanë lënë serbëve të Kosovës, që vetë të vendosin për fatin e tyre dhe për atë se a do ta kenë shqiptarin për kryetar të komunës.

“Serbët këtë nuk e pranojnë, nuk dëshirojnë të zgjedhin, e nuk dëshirojnë as të pranojnë. Këtu mund të ketë konflikte, të cilat mund të rriten në incidente të mëdha, ndërsa Serbia i ka duart e lidhura”, tha Daçiq sot në Beograd.

“Saktësisht dihet se sa kanë fituar shqiptarët, dhe saktësisht dihet se sa serbë duhet të dalin të votojnë, që në krye të Mitrovicës të mos jetë shqiptari”, tha Daçiq.
XS
SM
MD
LG