Ndërlidhjet

Afganistan: Karzai e hapi akademinë e parë ushtarake


Rekrutët e ushtrisë afgane gjatë një stërvitjeje

Rekrutët e ushtrisë afgane gjatë një stërvitjeje

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e ka përuruar akademinë e parë ushtarake në këtë vend.

Në ceremoninë e hapjes, Karzai e ka falënderuar Britaninë për “mbështetjen e saj dhe ndihmën financiare” në krijimin e Universitetit për Oficerë të Armatës Kombëtare.

Akademia është e ndërtuar në një lagje të kryeqytetit Kabul dhe është pjesë e Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Afganistan.

Prej më tepër se 10 mijë kandidatëve, janë zgjedhur afro 270 rekrutët e parë.

Sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Philip Hammond, tha se akademia do të ofrojë “stërvitje të klasës botërore”.

Trajnerët dhe këshilltarët nga Britania, Danimarka, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Australia, do të punojnë me oficerët e ardhshëm.

Armata e Afganistanit aktualisht i ka afro 150 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG