Ndërlidhjet

Pakistan: Ndalimi i librit të Malalës ka shkaktuar mospajtime


Libri i Malalës në libraritë në Islamabad të Pakistanit
Libri i Malalës në libraritë në Islamabad të Pakistanit
Një zyrtar, që i përfaqëson afro 10 mijë shkolla private në provincën pakistaneze Khyber, e ka distancuar asociacionin e tij nga përpjekjet për ndalimin e librit të aktivistes së arsimit të vajzave, Malala Yousafzai.

Shefi i Asociacionit të Shkollave Private në provincën Kbyber, Aqeel Razaq, tha se organiozata e tij asnjëherë nuk ka diskutuar për këtë çështje.

Më herët, agjencitë e lajmeve kanë raportuar se dy asociacione të tjera të shkollave private kishin kërkuar ndalimin e librit me titull “Unë jam Malala”, për shkak se, siç kishin thënë udhëheqës të këtyre asociacione, është me përmbajtje antiislamike dhe antipakistaneze.

Malala ishte plagosur seriozisht nga e shtëna me armë nga ana e talibanëve në vitin 2012.

Disa shkolla private dhe analistë konservatorë kanë shprehur dyshime se Malala po promovohet nga fuqitë perëndimore për interesat e tyre.
XS
SM
MD
LG