Ndërlidhjet

SHBA: Pasi i vrau tre vetë, ia ktheu armën vetvetes


Pamje e Nju Jorkut nga Ura e Bruklinit në muzg
Pamje e Nju Jorkut nga Ura e Bruklinit në muzg
Policia thotë se një person i ka vrarë tre njerëz dhe e ka plagosur të katërtin, e pastaj e ka vrarë edhe vetveten, gjatë një incidenti në lagjen Bruklin të Nju Jorkut.

Sipas policisë, njerëzit e vrarë dhe sulmuesi mendohet se ishin iranianë që jetonin në Shtetet e Bashkuara.

Nuk është publikuar identiteti i të vrarëve.

Raportet në media thonë se personi i armatosur dhe viktimat ishin anëtarë të një grupi muzikor iranian, që quhej The Yellow Dogs.

Ky grup ishte formuar në Teheran në vitin 2006 dhe pjesëtarët e tij kishin arritur në Shtetet e Bashkuara para disa vitesh.

Raportohet se personi i armatosur ishte përjashtuar nga grupi, por policia thotë se nuk është e sigurt se ky ishte motiv i të shtënave.

I plagosuri, poashtu anëtar i grupit, gjendet në spital dhe është në gjendje stabile shëndetësore.
XS
SM
MD
LG