Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Fillon ndërtimi i gazsjellësit Rrjedha Jugore


Pamje nga takimi i delegacioneve të qeverisë së Serbisë dhe kompanisë Gasprom

Pamje nga takimi i delegacioneve të qeverisë së Serbisë dhe kompanisë Gasprom

Qeveria e Serbisë thotë se ndërtimi i pjesës serbe të gazsjellësit Rrjedha Jugore të Rusisë, do të fitlloj më 24 nëntor.

Ky njoftim u bë sot në Beograd, pas takimit ndërmjet kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiqi, dhe shefit të kompanisë shtetërore ruse Gasprom, Aleksei Miller.

Gazsjellësi Rrjedha Jugore do të ndërtohet nën Detin e Zi, për në Bullgari, Serbi dhe Hungari, para se të degëzohet për në Evropën Perëndimore.

Në tetor të vitit të kaluar, kompania Gasprom ka shpallur se ishte nënshkruar marrëveshja me Serbinë për ndërtimin e seksionit të gjatë 415 kilometra të gazsjellësit, me vlerë afro 1.7 miliardë euro.

Ky është njëri nga investimet më të mëdha në Serbi gjatë dekadave të fundit.

Me këtë Serbia bëhet një qendër e rëndësishme rajonale e energjisë dhe do të ketë furnizim të sigurt me gaz.
XS
SM
MD
LG