Ndërlidhjet

SHBA, BE: U rihapën bisedimet tregtare


Pamje nga Brukseli

Pamje nga Brukseli

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë rihapur bisedimet për arritjen e marrëveshjes, me të cilën do të krijohej zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë.

Bisedimet njëjavëshe në Bruksel lidhur me Partneritetin Transatlantik Tregtar dhe Investues, do të fokusohen në përmirësimin e investimeve dhe dhe tregtisë ndërmjet BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, që janë partnerët më të mëdhenj tregtarë në botë, duke i zvogëluar detyrimet e importit dhe zbutjen e rregullave tregtare.

Marrëveshja është e projektuar për futjen e miliarda dollarëve në ekonomitë e BE-së dhe SHBA-ve, me ç’rast do të krijoheshin qindra mijëra vende të reja të punës.

Qarkullimi i tërësishëm tregtar ndërmjet BE-së dhe SHBA-ve, në vitin 2012, ishte afro 800 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG