Ndërlidhjet

SHBA dërgon aeroplan-mbajtës në Filipine


Pasojat e tajfunit në Filipine

Pasojat e tajfunit në Filipine

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplan-mbajtës dhe 20 milionë dollarë ndihma në Filipine, ku ekziston frika për më shumë se 10,000 njerëz të vdekur nga tajfuni Haiyan.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplan-mbajtësi USS George Washington është urdhëruar të lërë Hong Kongun dhe t’iu bashkohet përpjekjeve të ndihmës.

Anija, me rreth 5,000 forca detare dhe 80 avionë, do të shoqërohet edhe nga pesë anije të tjera, për të siguruar ndihmë humanitare, furnizime dhe përkujdesje mjekësore.

Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara ka thënë se siguron 20 milionë dollarë ndihma, përfshirë ushqime dhe thasë për strehim.

Shtetet e Bashkuara janë në mesin e dhjetëra vendeve dhe organizatave që janë zotuar për dhjetëra miliona dollarë ndihma.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 660,000 filipinas janë zhvendosur nga tajfuni, i cili ka goditur javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG