Ndërlidhjet

Dita e Pavarësisë së Polonisë u shndërrua në dhunë


Varshavë, 11 nëntor 2013.
Varshavë, 11 nëntor 2013.
Policia polake ka përdorur të hënën gazin lotsjellës dhe granatat e tymit, pasi një marsh i mijëra nacionalistëve që shënonin Ditën e Pavarësisë së Polonisë, është shndërruar në dhunë.

Disa policë janë plagosur në Varshavë, pasi protestuesit, shumica të maskuar dhe të veshur me të zeza, u kanë vënë flakën makinave, kanë thyer dritare dhe kanë sulmuar forcat e rendit.

Kur marshi ka arritur para ambasadës ruse, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të ndërtesës dhe kanë djegur kabinën e rojes.

Pas shpërthimit të dhunës, autoritetet e Varshavës e kanë shpallur marshin të paligjshëm.

Më 11 nëntor, polalët shënojnë rifitimin e sovranitetit të vendit më 1918, si rezultat i Luftës së Parë Botërore.
XS
SM
MD
LG