Ndërlidhjet

Vriten dy anëtarë të rok-grupit iranian në SHBA


Grupi "Yellow Dogs"

Grupi "Yellow Dogs"

Policia në Nju Jork ka bërë të ditur se dy anëtarë të grupit iranian “Yellow Dogs” dhe një muzikant tjetër janë qëlluar për vdekje nga një tjetër muzikant iranian, i cili më pas ka vrarë veten.

Në dhunën e së hënës është plagosur edhe anëtari i tretë i rok-grupit.

Të pesë burrat e përfshirë në incident kanë qenë shtetas iranianë dhe kanë jetuar në SHBA.

Të shtënat kanë ndodhur në lagjen Bruklin të Nju Jorkut.

Menaxheri i grupit “Yellow Dogs”, Ali Salehzades, ka thënë se sulmuesi i dyshuar, Ali Akbar Mohammadi Rafie, është përjashtuar nga një tjetër bend iranian dhe nuk ka pasur marrëdhënie miqësore me “Yellow Dogs”.

Muzikantët e vrarë të grupit kanë qenë vëllezërit Arash dhe Soroush Farazmand.

Grupi “Yellow Dogs” është formuar në Iran, por është zhvendosur në SHBA për të ndjekur muzikën.
XS
SM
MD
LG