Ndërlidhjet

logo-print

Merret në pyetje avokati i Tymoshenkos


Serhiy Vlasenko

Serhiy Vlasenko

Avokati kryesor i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymshenko, Serhiy Vlasenko, është marrë në pyetje nga prokurorët, nën dyshimet se ka rrahur ish-gruan e tij.

Marharyta Velkova, zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Vlasenko ka qenë zyrtarisht i informuar se është i dyshuar për dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Velkova ka sugjeruar se prokurorët mund të kërkojnë nga gjykata që të arrestojë Vlasenkon.

Ky i fundit, në të kaluarën, ka mohuar akuzat e ngjashme nga ish-gruaja e tij.
XS
SM
MD
LG