Ndërlidhjet

logo-print

Moska thërret në bisedë informative ambasadorin polak


Trazirat në Varshavë, 11 nëntor 2013.

Trazirat në Varshavë, 11 nëntor 2013.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e Polonisë në Moskë, Wojciech Zajaczkowski, pasi nacionalistët polakë kanë sulmuar të hënën ambasadën ruse në Varshavë.

Sulmi ka ndodhur derisa mijëra nacionalistë kanë shënuar Ditën e Pavarësisë së Polonisë.

Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të ndërtesës së ambasadës, ndërsa kanë djegur edhe kabinën e rojes.

Forcat e rendit kanë arrestuar 10 demonstrues.

Ministria e Jashtme polake ka dënuar dhunën, duke thënë se “nuk ka asnjë justifikim për huliganizëm”.
XS
SM
MD
LG