Ndërlidhjet

logo-print

Zarif kritikon Kerryn për “deklarata konfliktuoze”


Zarif dhe Kerry

Zarif dhe Kerry

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka kritikuar Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka thënë se Republika Islamike është tërhequr nga marrëveshja me fuqitë botërore për programin bërthamor të Iranit.

Duke folur për një televizion iranian, Zarif ka thënë se “deklaratat konfliktuoze” dëmtojnë besimin në procesin negociues.

Ai ka thënë se “është bërë përparim i konsiderueshëm” gjatë tre ditëve bisedime në Gjenevë, të cilat kanë përfunduar të dielën.

Kerry ka thënë se gjashtë fuqitë botërore i kanë paraqitur Iranit një propozim të unifikuar në Gjenevë, por Teherani nuk e ka pranuar.

Rrethi i ardhshëm i bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive – Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – do të nisë më 20 nëntor.

Irani hedh poshtë akuzat se programi i tij bërthamor ka për qëllim krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG