Ndërlidhjet

Putin arrin në Vietnam


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në Hanoi të Vietnamit.

Përpjekjet për të forcuar regjimin në sferën e energjisë dhe të armëve pritet të dominojnë bisedimet e tij me presidentin e Vietnamit, Troung Tan Sang, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Rusia mbetet furnizuesi kryesor i Vietnamit me pajisje ushtarake.

Firmat ruse janë po ashtu të përfshira në sektorët vietnamezë të naftës, gazit dhe bërthamorë.

Vietnami dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje të partneritetit strategjik në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG