Ndërlidhjet

FMN: Irani të reduktojë inflacionin


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka rekomanduar autoriteteve iraniane që të ndërmarrin masa për të luftuar inflacionin dhe të ringjallin ekonominë e Republikës Islamike, e cila është paralizuar nga sanksionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian.

FMN ka lëshuar deklaratën pas qëndrimit 10-ditor në Teheran të një misioni të Fondit.

Deklarata thotë se sfidat me të cilat përballet ekonomia iraniane, përfshijnë nevojën për të reformuar subvencionet, sektorin bankar dhe atë të korporatave, si dhe sistemet monetare dhe fiskale.

Deklarata po ashtu thotë se FMN planifikon të bëjë një rishikim formal të ekonomisë iraniane në fillim të vitit të ardhshëm.

Shifrat e fundit zyrtare kanë shënuar inflacionin e Iranit në 39 për qind dhe papunësinë në 11.2 për qind.
XS
SM
MD
LG