Ndërlidhjet

logo-print

Afrikë e Jugut: 29 të vdekur në aksident komunikacioni


Ilustrim

Ilustrim

Njëzetenëntë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur rëndë në një ndeshje komunikacioni që ka ndodhur në Afrikën e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur rreth 100 kilometra në lindje të qytetit Pretoria, kur një kamion është përplasur me autobus.

Rreth 50,000 njerëz udhëtojnë çdo ditë për të punuar në Pretoria, përgjatë rrugës së ngushtë dhe me gropa.

Automjetet e transportit janë shpesh të mbipopulluara dhe shoferët vozisin përtej normave të lejuara të shpejtësisë.
XS
SM
MD
LG