Ndërlidhjet

30 aktivistët e Greenpeace arrijnë në Shën Petersburg


Shën Petersburg
Shën Petersburg
Treni që transportonte 30 aktivistë të organizatës Greenpeace, të arrestuar nga autoritetet ruse gjatë një proteste të tyre kundër shpimit për naftë në Arktik, ka arritur në Shën Petersburg nga qyteti Murmansk.

Në mesin e 30 të arrestuarve në muajin shtator janë edhe dy gazetarë.

Të gjithë ata fillimisht janë akuzuar për pirateri, por Komisioni Hetues i Rusisë u ka reduktuar më pas akuzën në huliganizëm.

Greenpeace thotë se nuk ka marrë ndonjë konfirmim gjykate për shfuqizimin e akuzave për pirateri.
XS
SM
MD
LG