Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti, vendi më i keq arab për femrat


Ilustrim

Ilustrim

Egjipti është vendi më i keq në botën arabe për të qenë femër.

Sondazhi, i realizuar nga Fondacioni Thomson Reuters, ka konstatuar se në Egjipt ka ngacmime të mëdha seksuale, raste të shumta të prerjes së gjenitaleve femrore dhe rritje të dhunës dhe të ndjenjave islamike, pas Pranverës Arabe.

Një raport i Kombeve të Bashkuara në prill ka vënë në pah se 99.3 për qind e grave dhe vajzave në Egjipt janë subjekt i ngacmimit seksual.

Vendi po ashtu vuan nga ligjet diskriminuese dhe trafikimi në rritje.

Në sondazhin e fundit, pas Egjiptit radhiten Iraku, Arabia Saudite, Siria dhe Jemeni.
XS
SM
MD
LG